Bekim Haxhiu merr mbështetjen e banorëve të Runikut
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka vizituar sot banorët e fshatit Runik të Skenderajt.
Haxhiu ka shkruar se janë mirpritur nga banorët e këtij fshati i cili njihet si “rrënjet” e instrumentit muzikor shqiptarë Okarina.
Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
Mbrëmë, u mirepritëm në Runik të Skënderajt, aty ku i ka rrënjët instrumenti më i vjetër muzikor në gjithë historinë muzikore shqiptare, OKARINA.
Në bashkëbisedim me runikasët, u zotova se do të bëj të pamundurën që këtë vegël të rrallë muzikore ta bëjmë pjesë të trashëgimisë kulturore botërore, ta bëjmë pjesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.
#PDK112 #KadriVeseli1 #BekimHaxhiu109