Bekim Haxhiu: Iu jam bashkuar UÇK-së me gjithë familjen veç për lirinë e vendit
Pas disa diskutimeve, 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë votën e tyre për miratimin e rezolutës që mbron luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës. Rezolutë kjo e propozuar nga deputetja e AKR-së, Mirlinda Sopi-Krasniqi.
kjo rezolutë nuk u mori votën e as të Vetëvendosjes, ata kërkonin që kjo rezolutë të harmonizohet edhe me grupin parlamentar të tyre.
Nga aty pati kritika nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, nëjherit ish-luftëtar i UCK-së, Bekim Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se ai bashkë me familjarët e tij iu është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vetëm për liri e jo për pasuri, meqë siç thekson ai “i pasur isha edhe para luftës”, raporton FaktePlus.
Fjalimi i plotë i Haxhiut:
Të nderuar kolegë deputetë, u mundova që në këtë debat të përmbahem. Të përmbahem për shkak të nevojës për unitet një situatë e cila vërtetë e kërkon unitetin. Por nuk mundem pa e thënë në këtë situatë që si pjesëtarë i UÇK-së kur jam bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kam qenë student i vitit të katërt Fakultetit të Mjekësisë. E kam pas një banesë të Bill Klinton dhe shtëpi në katun tri katëshe me 7-8 hektarë tokë. Kam pas një biznes familjar të suksesshëm me 250-300 marka profit ditor. Kompani transporti. I kam lënë të gjitha këto me dy vëllezërit e mi për pasuri. Për liri, veç për liri. Jam bashkangjitur me tërë familjen UCK-së edhe pse pasuri kam pas para luftës ndoshta më shumë se gjysma e deputetëve këtu dhe ndoshta edhe më shumë se aktualisht kam sot. Dhe tendenca e pas luftës ka qenë që UCK të njolloset, që lidershipi të akuzohet, veç me ua zënë vendin. Dhe Gjykata Speciale ka ardh produkt e disa ish-deputetëve të juaj që kanë sponzurizuar raporte anti-UÇK, kanë sponzurizuar raporte kundër Kosovës dhe janë paguar prej kontove private të tyre njerëzit që kanë punuar raporte të tilla. Libri i Del Ponte dhe Dick Marty është i sponzorizuar nga shërbimi serbë I mbështetur nga shërbimi serbë dhe disa shqipfolës në Kosovë. Një tendencë dhe një qëllim e kanë pas, ai ka qenë që të gjeturat e fabrikimit kundër UCK-së me i dërgu dhe me i gjyku te gjykatësit rus e kinez. Nuk e keni përkrahur edhe sot, kjo fërkim duarsh dhe derdhja e lotëve të krokodilit që po I derdhini këtu e gjoja për harmonizim të rezolutës, çështje të njohura janë për ata që e marrin vesh…nuk është fajtore UCK-ja nëse pretendohet nga dikush për atë çka ka ndodhur pas 21 qershorit, sepse ka qenë administrata e Kombeve të Bashkuar, por kanë qenë ata sponzorizues, do në emër të organizatave jo qeveritare e disa nën petkun e deputetëve e që kanë mbështetur këto raporte anti-UÇK me një qëllim që të minohet Gjykata Speciale e të bëhet në Kombet e Bashkuar dhe të gjykohet nga rusët dhe kinezët. Kjo kishte me qenë arsyeja, se ju kur keni një iniciativë këtu u bëtë bashkë dhe nuk e latë që të zhbëhet dhe kur flasim për çështje tjera po dua të kursehem sot sepse është një moment I rëndësishëm dhe në veçanti për ata që e kanë mbajt emblemën e UÇK-së dhe që mendojnë përtej interesave politike dhe nuk është e nevojshme që në emër të harmonizimit të ndodh minimi i rezolutës.
Deputeti Bekim Haxhiu: "Libri i Del Pontes është sponsorizuar nga Serbia dhe disa shqipëfolës”
Deputeti Bekim Haxhiu: "Libri i Del Pontes është sponsorizuar nga Serbia dhe disa shqipëfolës”
Julkaissut Partia Demokratike e Kosovës – PDK Torstaina 9. heinäkuuta 2020