Bekim Brestovci propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme
Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për Zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vet Bekim Brestovci.
”Po, në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë [Nisma Socialdemokrate], është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka thënë ai.
Por siç shkruan Epoka e Re ai ka mohuar se është emëruar edhe nga Kryeministri Avdullah Hoti.
”Por, emërimi im ende nuk është bërë nga Kryeministri”, ka deklaruar Brestovci.
Ministria e Punëve të Jashtme drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.