Behgjet Pacolli del kundër vëllaut për hyrjen me pagesë në Prishtinë
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka dalur hyrjes me pagesë në Prishtinë. Madje ai ka kundërshtuar vëllaun e tij Selim Pacolli ku ky i fundit tha se taksa për të hyrë në Prishtinë do të kushton 10 euro.
Biznismeni i njohur Behgjet Pacolli tha se nuk mund të preket xhepi i qytetarëve me këtë taksë. Madje ai ka propozuar edhe një projekt të madh për Prishtinën për të cilin tha se nuk u përkrah asnjëherë nga Komuna e Prishtinës.
Reagimi i tij në facebook:
Në propozimin e Komunës së Prishtinës për hyrjen me pagesë, deri më tani kam heshtur duke menduar se është një shaka e sezonit. Eshtë e padrejtë ndaj qytetarëve, vetëm të mendojnë për një gjë të tillë. Komunat nuk mund të prekin gjithmonë xhepat e qytetarëve për të justifikuar “punën” e tyre ose më saktë “përshtatshmërinë e tyre të modus operandit”. Ju Komunarët nuk guxoni ta bëni atë. Zgjidhja e problemit të trafikut në qytet ishte propozimi im i hershëm….bartjen e administratës dhe zyrave të tjera civile dhe të biznesit nga qyteti në periferi, së bashku me kampuset universitare në mënyrë që qyteti aktual t’u lihet banorëve. Kjo ka qenë, mbetet dhe do të jetë zgjidhja e vetme. E them nga viti 2006. Kur isha në qeveri u përpoqa më gjithë qenjën për ta bërë të mundur këtë (edhe duke financuar një pjesë të madhe nga logjistika ime) por isha i vetmuar në këtë ide dhe kjo u banalizua nga kolegët e mi në qeveri. Për këtë, unë kisha prezantuar një projekt i cili madje ishte “humbur” në mjediset e Kryeministrisë. Nëse ata do të më kishin dëgjuar mua, sot do të kishim pjesën më të madhe të “Qytetit Administrativ” në Hajvali dhe ajo hapësirë nuk do të ishte shkatërruar siç po ndodh tani.
Keshtu do te dukej Prishtina e Re.