Bëhuni gati: Play Station 5 po vjen
SonyPlaystation pritet që së shpejti të lansojë serinë e pesë të pajsjes teknologjike, që konsiderohet si më e pëlqyera nga të rinjtë.
Për këtë nga Kompania Sony janë dhënë detaje.
Falë një interviste dhënë për Wired, Sony ka treguar në detaje se si do të jetë gjenerata e pestë e konzolës shumë të popullarizuar. Sony premton se PS5 do të mbështesë grafika 8K, audio 3D, SSD super të shpejtë dhe një mundësi për të luajtur lojërat e PlayStation 4 në të.
Sipas Mark Cerny, që shërbeu si arkitekti kryesor në sistemin e PS4, konzola e re nuk është thjeshtë një përmirësim i PS4, siç ishte PS4 Pro. Por, pajisja do të jetë krejtësisht e re, me një procesor tetë-bërthamësh të bazuar në gjeneratën e tretë të AMD-së.
Një tjetër ndryshim i madh në PlayStation 5 është zëvendësimi i hard diskut me një SSD, për të cilin Sony premton se do të përmirësojë hapjen e lojërave dhe luajtjen përtej imagjinatës.