Bëhuni gati, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit për herë të tretë në Prishtinë
Edhe këtë vit nuk do të mungoj. Tradita po vazhdon.
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit për herë të tretë do të mbahet në Prishtinë.
Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2024” do të mbahet me 12-13 Prill 2024 në Prishtinë.
Ky Panair, si çdo herë, edhe ketë vit organizohet nga Unioni i Turizmit të Kosovës, mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Institucionet e Republikës së Kosovës.
Njoftimin për mbajtjen e këtij Panairi e ka bërë sot Unioni i Turizmit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kemi kënaqësinë t’ju informojmë që Edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2024 do të mbahet me 12-13 Prill 2024 në Prishtinë I organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.
Tutje tregohet se pjesë e këtij Panairi do të jenë mbi 300 kompani të ndryshme.
“Ky Panair është Panairi i vetëm i Turizmit në vend i cili këtë vit do të ketë mbi 300 Kompani Turistike dhe Hoteliere si : Operator Turistik, Agjenci Udhëtimi, Hotele dhe Restorante, Bujtina, Artizan, Prodhues të Verërave, Turizem Shëndetësor, Shoqata të Turizmit si dhe Institucionet Publike dhe Komunat nga 15 Shtete Evropiane dhe me gjerë”.