Behramaj për Kurtin: Në vend që të marrë përgjegjësi po sillet me mendësi lëmoshtari
Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se do e ndajë gjysmën e pagës së tij për luftimin e pandemisë.
Behramaj ka thënë se Kurti në vend që të marr përgjegjësi po sillën me mendësinë e një lëmoshëtari.
Ai e ka pyetur Kurtin se pse nuk i ka ndarë paratë e kursyera në DNB bank dhe banesën në Oslo me vlerë 400 mijë euro.
Ky është postimi i plotë i Behramajt:
Nuk ka ditur të planifikojë buxhet për luftimin e pandemisë. I ka lënë komunat pa mjete elementare mbrojtëse. I ka humbur miliona dollarë të mbështetjes amerikane. Dhe, pas gjithë kësaj qeverisjeje të krupshme, për luftimin e pandemisë nuk e paska shitur banesën 400 mijë euro të blerë në Oslo, siç thoshte që kishte shitur atë në Prishtinë për Vetëvendosjen. As nuk i paska ndarë 50% të parave të kursyera në DNB Bank, meqë para po i kërkon edhe diasporës, por e paska ndarë 50% të pagës që e merr nga taksat e qytetarëve. Në vend që të marrë përgjegjësi si kryeministër, ky vazhdon e sillet me mendësi lëmoshëtari!