Behramaj pas hulumtimit të FaktePlus: Qeveria e Kurtit paska vjedhë edhe në thasët për kufoma
Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaci, ka reaguar duke iu referuar një hulumtimi të FaktePlus lidhur me keqpërdorimet e Qeverisë Kurti në kohën e pandemisë.
“Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur. Betejë të madhe paska bërë për “parandalimin” e gjakderdhjes financiare në ministrinë e Arben Vitisë, duke blerë me çmime astronomike. Madje, duke blerë edhe nga kompania ku vetë ministri paska punuar!”, ka shkruar ai në Facebook.
Këshilltari i Thaçit tutje ka thënë se Kurti dikur akuzonte kundërshtarët politikë për vjedhje, por siç ka thënë Bejramaj, Kurti tash paska vjedhur në thasët e kufomave.
“Kur fliste për tenderët në të kaluarën, Kurti i akuzonte kundërshtarët politikë se vidhnin edhe nga përmendoret e dëshmorëve. Ndërsa, vetë paskan vjedhur edhe nga thasët e kufomave”./FaktePlus/.
Keqpërdorime dhe hajni milionëshe në kohën e pandemisë nga Qeveria Kurti