Behramaj me dokument që thotë se karantina në veri u shpall bazuar në vendimin e Qeverisë së Serbisë
Adil Behramaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një vendim të strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thuhet së ata kanë marrë masa rreth parandalimit të përhapjes së coronavirusit, duke respektuar vendimet e qeverisë së Serbisë.
Behramaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta publikojë vendimin për futjen në karantinë të dy komunave veriore.
Postimi i plotë i Behramajt:
Shumë pamje e keqe për ta publikuar, por gënjeshtrat e kësaj Qeverie fatkeqësisht nuk mund t’i demantojmë privatisht, kur kryeministri dhe ministrat e tij i bëjnë ato publikisht.
Ky është vendimi i 1 prillit i strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thotë se masat i kanë marrë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë. Ndërsa, kjo është konferenca e 3 prillit kur e kanë shpallur karantinimin e Mitrovicës dhe Zveçanit: https://kossev.info/north-mitrovica-and-zvecan-municipalit…
Vendimi i Qeverisë së Kosovës apo konferenca e saj, fatkeqësisht mungojnë. Nëse ekziston vendimi, jo ajo letra e fshehur e Sveçles mbrëmë, le ta publikojnë!
Shumë pamje e keqe për ta publikuar, por gënjeshtrat e kësaj Qeverie fatkeqësisht nuk mund t’i demantojmë privatisht,…
Julkaissut Adil Behramaj Tiistaina 7. huhtikuuta 2020