Behgjet Pacolli tregon a është shqiptari më i pasur në botë
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli konsideron që pasuria më e madhe e tij është ajo se është i rrethuar nga miqtë e vërtetë. Kështu ai është shprehur Behgjet Pacolli, kur është pyetur rreth pasurisë së tij dhe nëse ky i fundit është apo jo shqiptari më i pasur në botë.
“Pasuria ime, normalisht Astrit nuk është për t’u nënvlerësuar për arsye se unë kam punuar. Kam punuar shumë në jetë, unë ia kam dedikuar çdo gjë punës, punës e prapë në fund të ditës, punës”, ka thënë Pacolli në sonte në BlicInterview.
Ai ka treguar se ardhmërinë e tij e ka nisur në shtetin e Zvicrës të cilin e quan si shtet të civilizuar ku njerëzit thotë se punonin strikt në orët që është dashur të punojnë derisa ky shton se për dallim nga ta ka bërë udhëtime me aeroplan për të mbërritur nga një vend i punës në tjetrin por që vë në theks se e gjitha kjo i është shpërblyer.
Pacolli, vlera e pasurisë së të cilit sipas “TheRichest” shkon në 900-milion euro, ndër të tjerash ka treguar se është kompania e tij ajo e cila thotë të ketë një vlerë goxha të madhe komerciale.
Ai nuk ka hezituar të tregonte se kjo kompani ka një gjiro prej 2-miliardë dollarë në vit.
“Kompania është globale normalisht. Si e tillë ajo ka një vlerë goxha të madhe komerciale duke marrë parasysh se ka një gjiro mbi 2-miliardë dollarë në vit dhe krejt këto e bëjnë kompaninë që të ketë një vlerë të madhe dhe sigurisht nëse unë do të kisha ndërmend ta shes, unë sigurisht nuk do të duhet të kërkojë diçka më pak se një miliardë e gjysmë (1.5-MLD) dollarë”, ka thënë Pacolli.
Krejt këtë thotë se e mendon shkaku i asaj se kompania ka një reputacion të madh dhe një infrastrukturë e bazë të saj. /FaktePlus