Behgjet Pacolli dënon ashpër kërcënimin ndaj Agim Bahtirit
Lideri i Aleancës Kosova e Re, njëherit zv/kryeministër i vendit Behgjet Pacolli ka dënuar ashpër kërcënimin e bërë në drejtim të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili vie nga e njëjta parti.
Pacolli ka thënë se angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtojë relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund t’u pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave.
“E dënoj ashpër dhe fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës z.Agim Bahtiri.
Angazhimi konstruktiv I Bahtirit që të ndërtoj relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund tu pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Tutje Pacolli ka kërkuar nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë.
“Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshëm dhe e pandalshme para secilës sfidë. Kërkoj nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë”theksoi Pacolli.