Bëhet ekzekutimi i pensioneve për muajin gusht
Ministria e Financave përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot ka bërë ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht.
Në njoftim thuhet se duke u nisur nga gjendja e mirë fnë bilancin banker të Qeverisë sot është bërë ekzekutimi i pensioneve për muajin gusht, shkruan FaktePlus.
“Ministria e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë ka bërë sot ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht për të gjitha kategoritë pensionale si dhe kategoritë tjera sociale”, thuhet në njoftimin e MF-së./FaktePlus/