Begaj: Bëj apel që komunat mos të na fajësojnë për përhapje të koronavirusit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se ka tri ditë që nuk kanë raste pozitive me koronavirus.
Begaj tregoi se 66 persona janë të infektuar dhe se sot priten rezultatet e 2 ose 3 rasteve të dyshuara.
“Sipas informatave 66 persona janë të infektuar kur pritet që rreth 15 nga ta të dalin si pacientë të shëruar dhe ka tre ditë që nuk kemi raste të reja me Covid-19”.
“Sot jemi duke pritur rezultatet e dy ose tre rasteve të dyshuara”.
Begaj mes tjerash bëri apel që komunat e tjera të mos e fajësojnë Malishevën për përhapje të koronavirusit.
“Bëjë apel tek komunat tjera që mos të na akuzojnë për përhapje të koronavirusit, nëse nuk arrijnë të na ndihmojnë të paktën mos të na fajsojnë dhe të na lejojnë të merremi me gjendjen e pandemisë”.
“Pandemia ka përfshirë edhe Amerikën e lëre më Malishevën, që nga dita e parë jemi duke u ballafaquar me koronavirusin dhe po arrijmë të menaxhojmë situatën”, deklaroi Begaj.