Bedri Peci jep dorëheqje nga gara për Bord të BQK-së
Bedri Peci i cili kishte kandiduar për anëtar bordi në Bordin jo-Ekzekutiv të BQK-së ka dhënë dorëheqje nga kandidimi, raporton Agjencia e Lajmeve FaktePlus
Peci edhe zyrtarisht ka njoftuar kryetaren e Kuvendi, sekretarin dhe deputetët për dorëheqjen e tij nga kandidimi.
“Pas analizimit të disa obligimeve të sapo krijuara në planin profesional dhe familjar që do të kem para vetes mora vendim që të tërhiqem nga kandidimi për anëtar bordi në bordin jo-ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Duke ju falënderuar të gjithëve që keni pas vlerësim që të më votoni si dhe të gjithëve që keni pasur kombëtar kudo që të jem. Të nderuar deputet, ju do të jeni lartë të vlerësuar nga unë për qëndrimet dhe vlerësimet që do të bëni [për kandidatët e tjerë duke besuar se do t’iu plotësojnë me dinjitet dhe profesionalizëm pritjet tuaja në sistemin financiar të Republikës së Kosovës”, shkruhet në letrën për njoftimin e dorëheqjes nga kandidmi.
Peci ka qenë anëtarë joekzekutiv i Bordit të Bakës Qendrore të Kosovës (BQK) i cili ishte zgjedhur në 2013-tën. Bedri Peci kishte marr 48 vota.