Bebe Rexha poston foto me buzë të fryra: A i plotësoj tani standardet?
Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën kishte përdorur filterat e këtij rrjeti.
Pasi shumë herë është akuzuar për kilet e tepërta, këngëtarja së fundi ka ‘thumbuar’ përmes një postimi, ku u shfaq me buzë të fryra me një filter të Instagramit.
“A i plotësoj tani standardet?”, ishte pyetja që e drejtoi Bebe përmes këtij postimi.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha është “You Can’t Stop dhe Girl”, që njëherësh është edhe kolonë zanore e “Maleficent”.