Bebe Rexha ndjehet e ofenduar nga shqiptarët (Video)
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, krenohet gjithmonë me rrënjët e saj.
Ajo është e ndjekur nga mbi tetë milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, përmes së cilit shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Fillimisht ajo ka thënë se ndjehet krenare që bashkëvendasit e saj i dhurojnë mbështetje, por ka dalë e zhgënjyer pak teksa ka parë se ofendimet më të rënda në rrjetet sociale i merr po ashtu nga shqiptarët.
“Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse… a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin?”, ka thënë fillimisht Bebe Rexha.
Më pas përmes disa videove tjera, ajo ka vazhduar të flasë duke treguar se të shumtë janë shqiptarët që i shkruajnë duke i thënë se krenohen me ta, teksa edhe ata që ofendojnë janë gjithashtu me prejardhje nga vendi i saj.
E njëjta ka treguar se vuan tash e sa kohë nga një çrregullim bipolar, ndaj shpesh komentet ofenduese dhe sharjet i shkaktojnë lëvizje të shpejta në disponim.
Sido që të jetë, sukseset e saj nuk mungojnë dhe shqiptarët kanë më shumë arsye për tu krenuar me artisten që i përfaqëson dhe promovon ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.