Bebe Rexha dhe Ava Max bëjnë shqiponjën në koncert (Foto)
Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare që po arrijën sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe yjet e muzikës pop nuk ngurrojnë të tregojnë mbështetjen për njëra-tjetrën.
Dy shqiptaret u takuan në koncertin e Jonas Brothers, ku ishin të ftuara për të performuar.Bebe dhe Ava bënë fotografi me njëra-tjetrën në prapaskenë duke bërë simbolin e shqiponjës.
Pak kohë më parë, Bebe Rexha I bëri thirrje për bashkëpunim këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipas, Rita Orës dhe Ava Max. Por nuk dihet nëse ky bashkëpunim do realizohet.