BE-ja paralajmëron për rrezikun e mundshëm nga emigrimi i afganëve
Evropa duhet t’i marrë më seriozisht kërcënimet e sigurisë që mund të vijnë nga migrimi i njerëzve të Afganistanit, deklaroi të premten Komisionerja e Punëve të Brendshme e BE -së, Ylva Johansson.
“Për kërcënimet terroriste nga Afganistani, duhet të them se vlerësimi im është se niveli i alarmit nuk është mjaft i lartë. Ne me të vërtetë duhet të bëjmë më shumë, ka thënë ajo për gazetarët pas një takimi që pati me partnerët e saj të BE-së në Luksemburg.
Ajo ka deklaruar se për momentin BE-ja nuk ka parë shumë lëvizje të afganëve brenda kufijve të saj, por se bota sipas saj ka një përgjegjësi morale që t’i mbrojë afganët nga rreziku.
Johansson i kishte detyruar shtetet anëtarë të bllokut që të regjistrojnë numrin e njerëzve nga Afanistani që i kanë brenda kufijve të tyre.
“Kjo është shumë e rëndësishme për sigurinë, dhe mund të them se jam e shqetësuar për rrezikun që ekziston nga grupi Al Qaeda i cili mund të rikthehet në Afganisan”, ka thënë komisionerja.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) gjysmë milion njerëz janë larguar nga Afganistani gjatë këtyre muajve, prej kur atje talibanët e kanë marrë drejtimin e vendit, shkruan Reuters.