BE-ja ndanë miliona euro për Ballkanin Perëndimor, përfshihet edhe Kosova
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhely, ka konfimuar se Bashkimi Evropian ka ndarë mjete financiare për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Varhely ka treguar se sot u ka shkruar të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, për t’ua konfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Ai ka treguar se kanë ndarë menjëherë 38 milionë euro për sekotrët e shëndetësisë, ndërkohë ka paralajmëruar rialokim të 373 milionë euro të tjera për rimëkembjen sociale e ekonomike të rajonit.
I wrote to Prime Ministers of our #WesternBalkans partners to confirm we stand by the region in fight against #CoronavirusOubreak. We are allocating €38m for immediate support to health sectors & foreseeing over €373 m reallocation for social&economic recovery. 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇪🇲🇰🇷🇸
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 25, 2020