BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se është e përkushtuar për drejtësi.
Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, ai ka shkruar në rrjetin social X se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.
Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku e kishte dënuar sulmin në Banjskë.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti një polic i vdekur e dy të tjerë të plagosur”, kishte shkruar Borrell në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.
Ai pati bërë thirrje që të zbardhet sulmi i 24 shtatorit, duke ftuar qe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.