BE-ja heq ndalesën e eksportit të pajisjeve mjekësore për vendet e Ballkanit
Bashkimi Evropian ka hequr ndalesën e eksportit të pajisjeve mjekësore për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur të mërkuren ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia, pas takimit me ministrin e Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka treguar se nga ky i fundit sot është njoftuar për këtë vendim.
“Sot nga ministri Reka u njoftova për vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për heqjen e ndalesës së eksportit të pajisjeve mjekësore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan në Facebook Vitia.
Ministri i Shëndetësisë këtë vendim e quan të shumëpritur.
“Tani e tutje do të ketë shumë më shumë më shumë lehtësi për të kryer furnizimet e nevojshme e të domosdoshme për pacientët tanë e për të gjithë qytetarët në luftën kundër përhapjes së pandemisë”, shkruan ai.