BE heq kufizimin për eksportimin e produkteve shëndetësore pas kërkesës së vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian ka hequr kufizimet për eksportimin e produkteve shëndetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së pandemisë.
Kështu ka bërë të ditur shefi i stafit të Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se më 7 prill Konjufca iu është bashkuar Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të rajonit, për t’i kërkuar Komisionit Evropian që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të largohen nga kufizimi për eksportim të mallrave të mbrojtjes shëndetësore, të cilat nevojiten për ta luftuar përhapjen e pandemisë së COVID-19.
“Në këtë letër, ministrat shprehën dëshirën që të jenë pjesë e një Evrope solidare, të cilën e synon edhe Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen.
Një javë pas kërkesës, në shenjë të solidaritetit ndërkombëtar, Komisioni Evropian ka larguar këtë kufizim për vendet e Ballkanit Perëndimor duke e mundësuar kështu eksportin e mallrave shëndetësore drejtë vendeve tona”, ka deklaruar ai.
Më 7 prill, Ministri Konjufca u është bashkuar Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të rajonit, për t’i kërkuar…
Julkaissut Kreshnik Ahmeti Torstaina 16. huhtikuuta 2020