Baza e NATO-s në Itali bëhet qendër e përkohshme për afganët
Teksa një grup refugjatësh afganë hipën në një aeroplan të drejtuar për në SHBA këtë të mërkurë, refugjatë të tjerë në bazën ajrore Sigonella të NATO -s në Itali prisnin me durim radhën e tyre për të filluar një jetë të re.
Rreth katër fluturime të American Airlines që transportonin shtetas afganë të evakuuar nga Afganistani janë larguar deri më tani nga baza ajrore Sigonella e NATO -s në Itali, duke shkuar në Filadelfia, sipas komandantit të bazës kolonel Howard Lee Rivera, shkruan AP.
Sigonella është një nga bazat amerikane jashtë shtetit, e përcaktuar si një ndalesë për shtetasit afganë që punuan me forcat e koalicionit ose organizatat perëndimore për t’u sjellë në Shtetet e Bashkuara.
Stacioni ajror detar ka caktuar dy ndërtesa kazermash dhe banesa të tjera të përkohshme për të evakuuarit, të cilat përfshijnë ushqim, vende për të praktikuar ritet fetare dhe zona rekreative.
Gjithashtu po ofrohet kujdes mjekësor dhe një imam ka bërë vizita të përditshme, thuhet në një deklaratë zyrtare.