Bayerni e largoi, Rafinha firmos zyrtarisht me skuadrën e re
Marcio Rafael Ferreira de Souza, i njohur me emrin Rafinha, ka firmosur me Flamengo kontratë dyvjeçare, duke e vijuar karrierën e tij në Brazil.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, tashmë 33 vjeç, u largua nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë dhe vendosi të kthehet në vendlindje për të mbyllur karrierën.
Rafinha qëndroi 8 vite tek Bayern, të cilët e blenë nga Genoa në vitin 2011 dhe gjatë karrierës së tij në Gjermani fitoi 18 trofe: 7 Bundesliga, 4 Kupa të Gjermanisë, 4 Superkua, 1 Europa League, 1 Botëror Klubesh dhe 1 Champions League.
Rafinha u largua nga Bayern bashkë me dy legjendat e tjera të klubit bavarez, Franck Riberry dhe Arjen Robben. /FaktePlus