“Bavaria” dhe “Krako” thellojnë bashkëpunimin në tregun e Kosovës
Kompania “Bavaria”, e cila merret me përpunimin e ngjyrave, ka prezantuar ngjyrat dhe mjetet e reja për punë.
Gjatë ditës së sotme, këto produkte u prezantuan falë një bashkëpunimi që ka bërë me kompaninë “Krako”, e cila është lidere në tregun botëror, raporton Ekonomia Online.
Blerim Hyseni, pronar i kompanisë “Bavaria”, tha se bashkëpunimi me një kompani si “Krako” është i mirëseardhur dhe sjell risi në tregun e ngjyrave në Kosovë.
“Ne si “Bavari” merremi kryesisht me problemet e ngjyrosjeve e fasadave në shtëpia. Është kënaqësi e veçante qe tash në Kosovë që e kemi kompaninë “Grako” dhe “Active Home” ku na kanë përzgjedhur neve në këtë projekt që është me rëndësi për Kosovën kur tash po e shohim që bizneset e kanë një far qetësie dhe me pru një risi të re për tregun e Kosovës dhe unë shpresoj që me firmën “Grakos” do të ketë ndihmë e madhe për realizimin e punimeve në një shpejtësi pak më të madhe. “Grako” është kompani e njohur botërore ku çdo njeri apo mjeshtër e i cili merret me ngjyrosjen e njeh “Grakon” atëherë ne si kompani jemi të kënaqur që jemi partnerë dhe shpresoj që së bashku do ta kemi më të lehtë ngjyrosjen në objektet dhe shtëpitë e juaja”, u shpreh ai.
E Gazmend Elshani nga kompania “Aditiv” e cila është partner i kompanisë “Krako” tha se bashkëpunimi me kompaninë “Bavaria” është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh se “Krako”, sipas tij, është lidere në botë; kurse kompania “Bavaria” është lidere për Kosovë dhe Shqipëri në tregun e ngjyrave.
“Prezantimi që u bë nga përfaqësuesi i “Grakos” të kompanive të cilat merren me përdorimin e ngjyrave, molerëve të ndryshëm, fasadave të jenë shumë më efecient në punën e tyre, të kenë më pak punëtorë dhe të bëjnë shpenzime më të vogla të ngjyrës. Ky është viti i parë që kemi filluar bashkëpunimin me “Grakon”, e cila është kompani lidere në prodhimin e këtyre makinave”, tha Elshani.