Batusha: Slloganin BESO e shndëruat në TRADHTO
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për faktin e nisjes së mocionit dhe për faktin që ndaj partisë së tij po hidhen akuza për antiamerikanizëm.
“Albin Kurti është personi më i votuar nga populli dhe populli ynë është më pro- amerikani në botë”.
“Koalicionin e lidhëm duke e besuar në slloganin BESO, e fatkeqësisht disa u përkujdesën për ta shndëruar në TRADHTO”.
“Zgjedhjet do të vijnë pa merak, por mendoni se me kë do të bëni koalicion ju. Ne e kemi zgjedhur koalicionin me popullin”.
“Krahas të këqijave të tjera, sot qytetarëve ia keni shtuar edhe stresin në kohën e pandemisë, e ata nuk harrojnë”.
“Toka e Kosovës dhe qytetarët e saj janë më të rëndësishëm se sa individët dhe karrierat politike”, u shpeh ai gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës.