Baton Haxhiu tregon për herë të parë arsyen e largimit të tij nga Klan Kosova
Gazetari, Baton Haxhiu, ka treguar në T7 arsyen pse është larguar nga Klan Kosova. Haxhiu thotë se ndër të tjera është larguar se nuk ka dashur të rrezikojë punëtorët për shkak të tij.
‘’Qëndrimin tim nuk e keni parë në politikat redaktoriale të Klanit’’, ka shpjegur Haxhiu.
‘’Nuk do lejoja që puntorët e mij të kishin probleme shkaku im. Mbaj përgjegjësi për këto. U largova pasi nuk doja t’i rrezikoja puëntorët’’, ka shtuar ai.
Ai ka pasur disa fjalë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, subjekt i cili i nuk i frekuentoi intervistat në Klan që dy vite.
‘’VV duket se ka pasur qëndrim politik kundër meje, jo ndaj Klanit’’, ka thënë ai.
‘’Unë i kam arritë të gjitha në gazetari. Nuk kisha asgjë përfitim për vete. Por grupacioni politik që kërkon diktaturë mbi mendimin politik ka kërku të ngulfatë mendimin e lirë. E kam ditur se këta njerëz janë të pandershëm, të pamëshrishëm e sidomos kryetari i tyre’’
‘’Nuk kam pasur mosmarrëveshje me pronarët, shtoi ai.