Baton Haxhiu thotë se nga java tjetër do të ketë qeveri të re me Kurtin në opozitë
Gazetari Baton Haxhiu, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë Qeveri të re në Kosovë.
Sipas Haxhiut javën e ardhshme presidenti Thaçi do ta ketë emrin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë.
Haxhiu derisa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dëshmoi se ishte e paaftë për të udhëhequr me shtetin, është shprehur se kreu i saj dhe kryeministri në detyrë i vendit nga opozita do ta shikojë formimin e Qeverisë së re.
Haxhiu, Qeverinë e re e sheh mes LDK-së, AAK-së e Nismës por që PDK-ja nuk do të jetë pjesë e saj.
Ndërkohë kryeministri Kurti në një intervistë në një televizion tjetër ka thënë se nuk do ta lënë presidentin Thaçi pa përgjigje sa i përket mandatarit, por as se nuk do të nxitojnë.