Baton Haxhiu kërkon falje për deklaratën e tij
Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se deklarata e tij për “amnistinë e krimeve” është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit për t’u linçuar figura e tij.
Haxhiu në Dukagjini thotë “grupi linçues” nxori sekuencën 35 sekondëshe nga deklarata e tij për të hequr vëmendjen nga deklarata e Shkëlzen Gashit.
“Në debat e sipër u krijua një kakofoni dhe unë nuk kisha mundësi të sqaroj se çka nënkuptoja me atë amnisti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se as ligjet ndërkombëtare nuk e lejojnë amnistinë e krimeve të luftës.
Haxhiu thotë se ai i ka 11 anëtarë të familjes të humbur në luftë.
“Secilin fushë të krimeve serbe unë i kam dokumentuar me emrin tim dhe me fotografitë e Alban Bujarit”.
Gazetari thotë është kundër Gjykatës Speciale pasi sipas tij çdo dënim ndaj krerëve të UÇK-së do të konsiderohet dënim i UÇK-së e jo individëve.
Haxhiu ka thënë se u kërkon falje të gjithë atyre që u ka shkaktuar shqetësime me atë deklaratë.
“U kërkojë falje të gjithë atyre që e kanë keqkuptuar amnistinë përfshirë edhe familjarëve të mijë që e kanë humbur jetën që e kanë kuptuar amnistinë si amnisti për krimet e luftës”, tha ndër të tjera Haxhiu.