Batatina: Ka pasur shkelje të rënda të statutit, disa persona këtu nuk kanë të drejtë pjesëmarrje në Kuvend
FFK-ja po mban Kuvendin ku pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv për një mandat 4-vjeçar.
Ndërkohë tensione të mëdha po zhvillohen brenda. Disa persona po kundërshtojnë faktin që sipas tyre, prezenca dhe votimi i disa personave aty është konflikt interesi.
Tahir Batatina, trajner i Llapit dhe delegat në Kuvend ka thënë se jamë nërë shkelje të rënda në statut dhe se sipas tij, njerëz të caktuar për interesa personale po e mbajnë të uzurpuar futbollin kosovar.
“Duke e ditur që futbolli i Kosovës ka evolu dhe ka marrë njerëz të përgatitur profesionalisht. Ndërhyrje të tillë asnjëherë në jetën time s’kam bërë, por duke pasur shkelje aq të rënda të statusit të cilat i bën kryetaru aktual, të cilit i ka përfundu mandati më 15 janar. Shumë mirë mund ta interpretojnë njerëzit e FIFA-s dhe UEFA-s. Nuk mund të zgjidhet një Komitet Ekzekutiv çdo dy vjet. Njerëz për interesa personale po shikojnë ta mbajnë të uzurpuar futbollin kosovar. Ne po kërkojmë të bëhen ndryshime për të mirën e futbollit. Krejt e dinë se kush ka dhënë e kush ka marrë prej futbollit”, ka thënë Batatina, raporton FaktePlus
Ai më pas ka përmendur edhe disa emra, të cilët sipas tij janë nënshkruar por nuk kanë të drejtë të votojnë si delegatë.
“Si delegat i Kuvendit të FFK-së kërkoj: Të nderuar kam vërejtje të mëdha, për disa anëtarë të cilët janë nënshkruar. Ata nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvend. Janë në kundërshtim të plotë me statutin. Delegatë ju bëj me dije se këta persona nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në takimet e Kuvendit. Muharrem Sahiti nuk mund të jetë delegat sepse është ndihmëstrajneri i Kosovës, është konflikt i pastër interesi. Arta Osmani s’mund të jetë pjesë e Kuvendit. Malazog Hoxha si kryetar i LR të Gjilanit, s’mund të jetë pjesë e Kuvendit, po ashtu as Agim Kastrati”, ka deklaruar ai./FaktePlus