Bastisje në Suharekë – policia konfiskon tri pistoleta, gëzhoja e predhë fisheku
Gjuajtja me armë zjarri e një personi në Gjinoc të Suharekës, i ka sjellë atij telashe më të mëdha.
Policia ka njoftuar se pas bastisjes i ka konfiskuar tri pistoleta ku vetëm njërën e kishte me leje, një DVR, 59 gëzhoja dhe një predhë të fishekut.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.