Bastiset shtëpia e Sylejman Selimit
Që nga orët e hershme të mëngjesit po kryhen bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar po e zhvillon një operacion të bastisjes në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Christopher Bennett, këshilltar special në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme”.
Kujtojmë se në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Speciale kishte bastisur shtëpinë e Ismail Sylës, këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Paraprakisht bastisje kishte pasur edhe në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit.