Basri Sejdiu reagon pas shkarkimit nga SHSKUK
Basri Sejdiu ka reaguar pas shkarkimit nda pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së. Në një shkrim të gjatë në Facebook, ai thotë se u shkarkua pa asnjë paralajmërim dhe se vendimi ishte i orkestruar.
“Sot në orën 14:30, pa asnjë paralajmërim u njoftova për shkarkimin tim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së. Këtij vendimi të orkestruar i parapriu një fushatë mediatike që nxirrte dokumente të brendshme të cilat kanë qenë në posedim të Bordit. Sipas tyre, shkak për shkarkimin tim qenka përmbushja e pakënaqshme e detyrave. Megjithatë ky është arsyetimi i tyre, por sigurisht jo arsyeja e vërtetë. Aty renditen edhe shumë çështje tjera pa dhënë as edhe një fakt të vetëm. Janë listuar një sërë raportesh të auditorit të brendshëm, të cilat kryhen dhe shërbejnë për përmirësim të procedurave të brendshme, e jo për agjenda të grupeve të interesit.”, ka shkruar ai.
Ai shton se ishte vet iniciues i auditimeve të brendshme gjatë viteve 2018 dhe 2019.
“Ironia më e madhe e këtij procesi është se shumica e këytre auditimeve të brendshme janë inicuar nga vetë unë gjatë viteve 2018 dhe 2019, nën kompetencën e bordit të kaluar drejtues, i cili ka vlerësuar lartë performancën time. Si pikë më e rëndësishme, në vendim përmendet edhe vendimi i Odës së Mjekëve për kinse falsifikim të faksimilit lidhur me liçencën time për punë si specialist. Këtë çështje tendencioze e kam dërguar edhe në Gjykatë, që është duke u marrë me këtë rast. Për më tepër kjo është cështje personale që nuk lidhet me funksionin tim në SHSKUK dhe për të cilin kam vendimin e pakontestuar të Ministrit Agani dhe të cilin do ta bëj publik.”
“Punën time gjithmonë e kam bërë në mënyrë profesionale, por si duket kjo politikë nuk i pranon njerëzit profesionistë. Parapolitika favorizon klanet biznesore të cilat i kam luftuar që nga dita ime e parë në këtë pozitë. Kam punuar për rritjen e shërbimeve publike e kundër favorizimit të padrejtë të spitaleve private.”
Tutje në shkrimin e tij Sejdiu përmend sukseset që i ka arritur prej që e mori pozitën në vitin 2017.
Ndryshe, në pozitën e tij sot është emëruar Valbon Krasniqi.
Ky është reagimi i plotë: