Bashkohet çifti Melisa – Andi
Ndërsa tani mund të themi se ka gjasa që ata të jenë rikthyer sërish bashkë.
Melisa në profilin e saj në Instagram ka rikthyer të gjitha fotografitë që kishte me Andin. Madje ata ia kanë bërë follow njëri-tjetrit në Instagram.
Çifti janë njohur gjatë kohës sa ishin pjesë e sezonit të dytë të Përputhen. Andi nga Përputhen doli si çift me ish-konkurrenten Tea Trifoni, lidhje kjo e cila përfundoi menjëherë disa javë më pas.
Andi dhe Melisa e bënë publike lidhjen e tyre, madje sezonin e këtij viti të Përputhen ata ishin pjesë e emisionit me ç’rast treguan për lidhjen e tyre duke thënë se ishin të lumtur pranë njëri-tjetrit.