Bashkëlojtari i Rrahmanit i infektuari i radhës
Koronavirusi ka prekur edhe skuadrën e Veronas, ku paraqitet kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani.
Klubi i Serie A ka njoftuar të martën në mbrëmje që futbollisti Mattia Zaccagni ka dalë pozitiv në testet për koronavirus, COVID – 19.
Te Verona pos Rrahmanit luan edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Marash Kumbulla. Ata tashmë janë izoluar.
“Futbollisti Zaccagni, njëjtë si e gjithë skuadra, do të vazhdojnë izolimin në shtëpi deri më 25 mars. Lojtarët do të vazhdojnë të monitorohen. Zaccagni është mirë. Në ditët e fundit ka pasur pak ethe”, ka njoftuar Verona.