Bashkëjetoi me të miturën, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është arrestuar një person i cili ka bashkëjetuar me të miturën nga komuniteti ashkali.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën e mitur femër K-Ashkalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia./FaktePlus