Bashkë-themeluesi i Apple, Steve Wozniak përfundon në spital
Bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Apple, Steve Wozniak është duke u trajtuar në një spital në Meksikë.
Aktualisht ende nuk është bërë i ditur shkaku, por 73-vjeçari ishte në Mexico City për të ndjekur Forumin Botëror të Biznesit (WBF), një konferencë biznesi, transmeton Telegrafi.
Një burim i paidentifikuar nga forumi tha se Wozniakut i ra të fikët të mërkurën pasdite në ngjarje, sipas CNN.
I njohur më mirë në botën e teknologjisë si Woz, Wozniak është një veteran i Silicon Valley i cili bashkëthemeloi Apple me Steve Jobs në vitin 1976 dhe shpiku kompjuterin e parë Apple.
Apple u bë dikur kompania më e vlefshme në botë.