Barcelona – vjet ekipi më plak, sivjet më i riu
Ekpi i Barcelonës këtë sezon ka moshën mesatare shumë më të ulët sesa vitin e kaluar.
Mosha mesatare e Barcelonës në formacionin startues vitin e kaluar ishte 28.3 vjeç.
Stinorin e kaluar, ekipi katalunas kishte shumë lojtarë mbi 30-vjeç, nga të cilët ishin: Gerard Pique (33), Leo Messi (32), Luis Suarez (33), Jordi Alba (30), Arturo Vidal (32), Ivan Rakitic (31) dhe Sergio Busquets (31). Ndërsa anëtarët më të rinj të formacionit ishin Frenkie de Jong (22) dhe Junior Firpo (23).
Por, këtë vit, gjërat kanë ndryshuar.
Ekipi i Barcelonës ka një mesatare të moshës prej 25.9 vitesh. Dhe kjo mesatare do të ishte edhe më e ulët nëse në ekip nuk do të ishte ende lojtari më i vjetër në skuadër, Dani Alves, i cili është 38 vjeç.
I dyti më i vjetër është legjenda e klubit, Gerard Pique, i cili është 34 vjeç. Sergio Busquets është lojtari i tretë që është 33 vjeç dhe ai është më i riu nga të tre.
Lojtari më i ri është 17-vjeçari i cili që tani po lë gjurmë në ekip, Gavi.
Ndër shumë të tjerë që konsiderohen të rinj në Barcelonë janë Gavi (17), Pedri (18), Ansu Fati (19), Nico Gonzales (19) dhe Eric Garcia (20).
Se Barcelona ka një fuqi lojtarësh të rinj, u dëshmua edhe mbrëmë, kur kundër Elches shënuan Ferran Jutlgà Blanc (22), Gavi (17) dhe Nico Gonzales (19)