Barcelona me vështirësi por arrin tri pikë të vlefshme
Xhiro e 20 në La Liga dhe Barcelona arrin edhe fitoren e radhës, kësaj here kundër Leganes, mirëpo jo edhe me aq lehtësi.
Pjesa e parë u përmbyll në të mirë të katalunasëve prej 1 me 0 me golin e Dembele, por në pjesë ne dytë mysafirët arrijnë të barazojnë përmes Braithëaite.
Pas këtij barazimi Valverde detyrohet të bëjë ndryshime dhe fut në lojë Messin i cili me cilësitë e tij arrin ta ndryshojë ritmin e lojës.
Në minutën e 71 një goditje të Messit, portieri mysafir mezi arrin ta ndal
topin, por ai shkon te Suarez i cili e shfrytëzon me mjeshtëri dhe kështu blaugranat kalojnë në epërsi në 2 më1.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes kush tjetër përvec Messi, i cili përmes një kombinimi të jashtëzakonshëm me Alban shënon golin për rezultatin prej 3 me 1 për Barcelonën.
Kataluanasit edhe pas 20 ndeshjeve kryesojnë në tabelën e klasifikimit me 46 pikë, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt Atletico Madrid, kurse 10 më shumë se Real Madrid i cili pozicionohet në vendin e tretë.FaktePlus