Barcelona gjen përforcimin e ri, ky është futbollisti i kërkuar nga Koeman
Barcelona ka identifikuar përforcimin e ri.
Trajneri Ronald Koeman dëshiron transferimin e Sergino Dest për zëvendësimin e Nelson Semedo, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.
Mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Dest ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke zgjuar së fundmi interesim edhe nga Bayern Munich.
Barcelona mbështetet tek raporti i mirë me drejtorin sportiv të Ajaxit, Marc Overmars për të realizuar transferimin e Dest, gjatë këtij afati kalimtar të verës.