Barcelona e përdor rregulloren e panjohur të FIFA-s për transferimin e Neymarit
Barcelona është e përkushtuar të ribashkohet me Neymarin këtë verë dhe do të përdorë çdo rrugë të mundshme për ta bërë të mundshme këtë.
Sipas ESPN, Barça do të aktivizojë një klauzolë, pak të njohur për publikun, në rregulloren e FIFA-s për transferimin e lojtarëve, në mënyrë që ta sigurojë kthimin e sulmuesit brazilian në Camp Nou.
Artikulli 17 për transferimin e lojtarëve në rregulloren e FIFA-s ishte hartuar në vitin 2001 si përgjigje ndaj një mosmarrëveshjeje me Komisionin Evropian për lirinë e lëvizjes së futbollistëve në BE krahasuar me punëtorët e tjerë.
Ky artikull thekson se lojtarët mund ta braktisin kontratën pa kauzë të drejtë, sapo t’iu mbarojë periudha trevjeçare e mbrojtjes.