Barcelona e hapur t’i dëgjojë ofertat për Coutinhon
Barcelona është e hapur t’i dëgjojë ofertat nga klubet tjera për Philippe Coutinhon, i cili nuk i ka përmbushur pritjet në Camp Nou.
Pas vetëm një viti që prej transferimit në Barçë nga Liverpooli, e përditshmja spanjolle Marca raporton se gjiganti katalonas është i gatshëm ta shesë yllin brazilian.
Barcelona i derdhi hic më pak se 166 milionë euro për ta sjellë Coutinhon në Camp Nou janarin e kaluar, por 26-vjeçari nuk ka mundur ta gjejë assesi formën që shfaqte në Anfield.
Raportohet se Manchester Unitedi dhe Chelsea janë duke e vëzhguar situatën e Coutinhos, derisa Barça synon t’i nxjerrë paratë që dikur i shpenzoi për të.