Barcelona e blen talentin anglez
Barcelona e ka blerë talentin e ekipit kombëtar U-21 të Anglisë, Louie Barry, nga West Bromwich Albion.
16-vjeçari Barry ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.
Talenti i lindur në Birmingham, ka qenë pjesë e WBA-së që prej moshës gjashtë vjeçe, por e refuzoi ofertën për të nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Championship.
West Brom do t’i fitojë 235 mijë funte nga shitja e tij në klubin nga La Liga, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Barça ka njoftuar se Barry do të luajë për ekipin U19 sezonin e ardhshëm, transmeton Express
Klubi spanjoll thotë se sulmuesi anglez vlerësohet si njëri prej futbollistëve më të mirë të rinj në futbollin anglez dhe se ai i ka kaluar testet mjekësore me sukses./FaktePlus