“Barça dhe Reali duhet të më tërheqin zvarrë për të më larguar nga këtu”
Dudu është ndër lojtarët më të shkëlqyer në Brazil. Falë tij, kuptohet pjesërisht, Palmerias e fitoi titullin e Brazilit pata disa muajve. Prandaj, nuk do mend se klube si Barcelona dhe Real Madridi e dëshirojnë atë. Por, s’do ta kenë të lehtë.
Eduardo Pereira Rodrigues, i njohur më mirë si Dudu, është ndër lojtarët më të rëndësishëm në Brazil. Ai i ndihmoi Palmeiras ta fitojë titullin në ligën elitare braziliane para disa muajve. I lindur në Goiania, kryeqytetin e shtetit Goias, Dudu luan si mesfushor sulmues dhe ai dallohet përmes golave dhe asisteve të tij, transmeton Gazeta Express.
Thashethemet për kalimin e tij në Evropë nuk kanë vonuar, edhe pse ai sapo e ka ripërtërirë kontratën me klubin brazilian deri më 2023.
Tani, Dudu ka komentuar për të ardhmen e tij. “Barcelona dhe Real Madridi duhet të më tërheqin zvarrë për të më larguar nga Palmeiras. Këtu kam gjithçka, jam i lumtur dhe thjesht më duhet të vazhdoj ta dëshmoj atë që e kam bërë në fushë. E di se shumë veta ëndërrojnë të jetojnë në Evropë, por ka mundësi për jetë të mirë edhe në Brazil”, tha Dudu.
Në 135 ndeshje për Palmerias, Dudu i ka shënuar 34 gola dhe ka bërë 44 asiste.