Barack Obama flet hapur për partnerin e vajzës së tij, Malia
Barack Obama, po shfaqet si një baba tolerant dhe mirëkuptues, pasi lejoi të dashurin e vajzës së tij, Malia Obama, të karantinoej në familjen e tyre në fillim të pandemisë së koronavirusit.
Në një intervistë të re në ‘The Bill Simmons Podcast’, për Instyle, Obama konfirmoi se vajza e tij është me të vërtetë në një lidhje. Megjithëse nuk e ndau identitetin e partnerit së Malias, ai zbuloi se i riu është britanik.
“Si shumë familje, ne kaluam muajin e parë duke bërë lojëra çdo natë dhe bënim projekte të vogla artistike, pastaj dalëngadalë, ata filluan të mërziteshin me ne”, shpjegoi Obama gjatë bisedës.
Obama pranoi se edhe pse nuk ishte shumë entuziast për idenë, që ta pranonte menjëherë të dashurin e Malias, ai përfundimisht u dorëzua dhe kuptoi që djali me fat ishte një partner i përshtatshëm për vajzën e tij.