Banorët e Suharekës pa energji elektrike, kërkojnë intervenim
Një pjesë e madhe e vendit ka mbetur pa energji elektrike, kjo si pasojë e erërave të forta dhe borës që reshi mbrëmë.
KEDS-i, ka thënë se është duke intervenuar dhe po punon intensivisht, por që nga mbrëmë shumë qytetarë po mbesin ende pa energji.
Suhareka me rrethinë, është një zonat më të prekura, ndërsa sipas banorëve, defekti është në fshatin Bllacë.
Siç po e shihni në këtë fotografi, shtylla elektrike është rrëzuar, ndërsa banorët po kërkojnë intervenim sa më të shpejtë, pas motit të ftohtë.
Ndryshe, edhe në ditët të vazhdim pritet të ketë reshje bore.