Banorët e Mbivadës pas problemeve me rrymën bllokojnë magjistralen Mitrovicë – Pejë
Problemet me energji elektrike e rregullimi i prishjeve që po zgjat me ditë të tëra, ishin arsyet që banorët e fshatrave të Mbivadës bllokuan magjistralen Mitrovicë-Pejë.
Protesta e tyre nisi në ora 10:00, në fshatin Rakosh, ku morën pjesë banorët e fshatrave të Mbivadës: Uçë, Rakosh, Shushicë, Zhakovë, Kërrninë, Cerkolez e Syriganë.