Ballkani – Prishtina, finalja e Kupës së Kosovës
Të dy këto skuadra, kanë marrë rezultate pozitive në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të zhvilluara të mërkurën pasdite.
Ballkanit i ka mjaftuar një barazim 1:1 në ‘Rexhep Rexhepi’, për finalen e parë në histori të klubit.
Ndeshja e parë në Theranadë kishte përfunduar 0-0.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka arritur të mposht Drenicën edhe në ndeshjen e dytë, duke triumfuar në ‘Bajram Aliu’ me rezultat 2:3.
Përballja e parë në ‘Fadil Vokrri’, ishte fituar 3:0 nga skuadra e drejtuar nga Armend Dallku.