Ballkani nuk ka të ndalur, mposhtë Prishtinën dhe vazhdon fuqishëm drejt titullit kampion
Ballkani e ka shënuar fitoren e radhës në rrugën drejt titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka kishte punë sot me Prishtinën në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja e vlefshme për javën e 29-të u mbyll me rezultat të pastër 2:0.
Blendi Baftiu (’35) dhe Ermal Krasniqi (’39) i shënuan golat e fitores sot për Ballkanin.
Fitorja e sotme e lë Ballkanin në vendin e parë me 63 pikë, teksa Prishtina ndodhet në vendin e pestë me 38 sosh