Bale është kthyer, por duhet të presë – Hazard duhet të shfrytëzojë rastin kur t’i jepet
Carlo Ancelotti është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Real Sociedadin në La Liga.
Trajneri i Real Madridit ka folur edhe për Gareth Bale dhe Eden Hazard.
Bale ka lënë prapa shqetësimet dhe është gati, por s’do të ftohet për ndeshjen e nesërme, ndërsa Eden duhet të punojë për të fituar vendin e tij në skuadër.
“Bale s’do të përfshihet në skuadër, por ai është kthyer të stërvitet me ekipin. Ai do të kthehet javën e ardhshme”, tha Ancelotti.
“Hazard? Nuk ka luajtur në nivelin që të gjithë presin prej tij. Ai mund t’ia dalë. Është mirë dhe në formë të mirë fizike dhe po stërvitet mirë. Mund të luajë në sfidat e ardhshme”.